Ardian-Christian Kyçyku: Si nën qiell - trailer
SQ]... se dashuritë vinin e iknin. Se kishin kaluar kushedi sa vite, sa ftesa, sa thirrje, sa vaje, sa njerëz, sa filma, sa humbje shpresash, dhe pangopja jonë me njëri-tjetrin edhe shkencërisht mund të dëshmohej ç'ishte, si më poshtë vijon: O përçmim, urrejtje e pashpjegueshme dhe hakmarrje ndaj tyre, O sëmundje e pastudiuar sa duhet e, rrjedhimisht, pa ilaç, a më keq akoma: pa shërim O dashuri e çmendur ndaj vetes sonë, O vdekje O diçka tjetër, që nuk gjen përgjigje.